Gazetarët e Gostivarit solidarizohen me kolegët e sulmuar në Shkup

Gazetarët nga Gostivari janë solidarizuar dhe kanë bërë thirrje për zbardhjen e plotë të sulmit të gazetarëve të ndodhur të martën në mbrëmje në Shkup, raporton Flaka.

“Në emër të të gjithë gazetarëve të Gostivarit më lejoni fillimisht të shpreh keqardhje ndaj asaj që ndodhi mbrëmë dhe njëkohësisht dënojë ashpër dhunën e ushtruar ndaj dy kolegëve tanë të ueb portalit A1on. Jemi të njoftuar se personi që ushtroi dhunë ndaj gazetarit dhe kameramanit të medias në fjalë, është i arrestuar, megjithatë, duke ditur se si pastaj përfundojnë proceset kur këta persona ulen në bankën e të akuzuarve dhe shpesh nuk shqiptohet asnjë dënim, kërkojmë që kësaj radhe organet e drejtësisë me dinjitet ta kryejnë detyrën e vet dhe dhunuesve tua shqiptojnë dënimin e merituar”, tha gazetarja Gëzime Imeri, raporton Flaka.

LEXO: “Portalb” solidarizohet me kolegët: Nuk do të raportojmë për protestat derisa të garantohet siguria e gazetarëve

 “Apelojmë, që çdo individ dhe grupacion, në veçanti politikanët të përmbahen me fjalorin e tyre, sidomos në këtë periudhë kaq të ndjeshme, në të cilën na futën pikërisht personat e veshur me petkun e politikës, që të mos vazhdojnë të nxisin akoma urrejtje dhe tensione. Kjo për faktin se gazetarët kanë të drejtë dhe obligim, gjegjësisht se misioni i i tyre është që të raportojnë për çdo ngjarje, qoftë ajo e mirë apo e dhimbshme, dhe objektivisht ta informojnë publikun. Tekefundit, gazetarët për këtë edhe ekzistojmë”, u shpreh gazetarja Ljupka Anteska.

Për fund, gazetarët nga Gostivari një thirrje drejtuar atyre që guxojnë të ngrejnë dorë mbi gazetarët.

“Ua bëjmë me dije të gjithëve, se dhuna ndaj nesh, kanosjet apo frikësimi nuk do të na ndalojnë. Përkundrazi, do të na fuqizojnë dhe do të bashkëveprojmë dhe bashkëpunojmë më shumë se kurrë”, ishte porosia nga gazetarët e Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button