“Portalb” solidarizohet me kolegët: Nuk do të raportojmë për protestat derisa të garantohet siguria e gazetarëve

Në shenjë të protestës për shkak të kolegëve tanë të portalit “A1on”, por edhe ndaj sulmeve verbale ndaj të gjithë gazetarëve, duke iu bashkëngjitur mediave tjera, nuk do të raportojmë për protestat e sotme të iniciativës proqeveritare “Për Maqedoni të përbashkët”, as në Shkup, por as për qytetet tjera derisa të garantohet siguria e gazetarëve. Nëse në protesta ndodhin dhunë ose sulme të reja, për ato ngjarje do ta njoftojmë opinionin, megjithatë fjalimet dhe porositë e protestave, plotësisht do t’i injorojmë.

Këtë gjithashtu e bëjmë për shkak se organizatorët e protestave nuk kanë shprehur keqardhje për sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të “A1On”, por as nuk kanë premtuar se do të luftojnë për sigurinë e ekipeve të raportuesve në të ardhmen. Njëkohësisht u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve dhe institucioneve përkatëse që ndërmarrin pasa për gjetjen dhe dënimin e autorëve, por njëkohësisht edhe për parandalimin sulmeve ndaj gazetarëve.

Portalb.mk bën apel deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë, posaçërisht shqiptarët, që të mos bien pre e thirrjeve dhe provokimeve nacionaliste si dhe ta ruajnë gjakftohtësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button