Demolohet edhe një shtab tjetër i LSDM-së

Nga organizata komunale e LSDM-së në Prilep, informojnë se sot në orët e hershme të mëngjesit është demoluar shtabi lokal në lagjen “Varosh” të Prilepit, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të LSDM-Prilep, sot herët në mëngjes është gjuajtur me gur kah shtabi, ku janë thyer dritaret e jashtme të shtabit.

“Rasti është paraqitur në polici. Porosisim se provokimet e tilla nuk mund t’i ndalojë ndryshimet demokratike që sjellin jetë për të gjithë qytetarët në Maqedoni, siç kanë zgjedhur ata, do të jetojmë në një shtet demokratik dhe të drejt, ku secili që do e prish qetësinë e qytetarëve do të duhet patjetër të përgjigjet“, thonë nga LSDM-Prilep.

Përndryshe, persona të panjohur mbrëmë me gurë i kanë thyer edhe dritaret e jashtme të shtabit të LSDM-së në fshatin Draçevë të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button