Kisha Ortodokse e Maqedonisë porosit që të ruhet uniteti i shtetit

Kreu i Kishës Ortodokse e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese të dërguar sot, dërgon porosi që të ruhet pozita kushtetuese e gjuhës maqedonase në territorin e Maqedonisë në pajtueshmëri me Kushtetutën, si dhe karakteri unitar i shtetit, njofton Portalb.mk.

“Të tashmen dhe të ardhmen e Maqedonisë e shohim nëpërmjet ruajtjes së karakterit unitar të Maqedonisë, kurse për këtë është e nevojshme qetësi dhe bashkim nacional. Populli ynë besnik duhet të udhëhiqet edhe nga vlerat evangjelike krishtere. Interesat strategjike të shtetit të Maqedonisë mund të ruhen vetëm nëpërmjet përgjegjësisë personale të secilit prej nesh, që nënkupton jetesë në bazë të urdhrave hyjnore, kujdes i institucioneve shtetërore dhe të drejtat shtetërore të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e kreut të KOM-it.

Sipas kreut të KOM-it, Maqedonisë i duhet regjistrim i popullatës i cili duhet të zbatohet jo për t’i marrë të drejta ndokujt, por për të realizuar përfitime për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button