SHBA: Trump dëshiron avancimin e arsenalit atomik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se dëshiron avancimin e arsenalit atomik për të siguruar se ky armatim është në “nivelin më të lartë”, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Gjatë një interviste të mbrëmshme me agjencinë Reuters, zoti Trump ka argumentuar se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur prapa në kapacitetin e armatimit bërthamor.

Ai e ka kritikuar marrëveshjen e vitit 2011 START me Rusinë, për kufizimin e armatimit strategjik, sipas së cilës kërkohet që të dy palët duhet t’i kufizojnë arsenalet e tyre të armatimit strategjik atomik deri në shkurt të vitit të ardhshëm, në nivel të barabartë për një periudhë 10 vjeçare.

Presidenti Donald Trump tha se kjo marrëveshje është e njëanshme.

“Kjo është edhe një marrëveshe e keqe për vendin”, tha Trump dhe ka shtuar se “ne do të fillojmë të bëjmë marrëveshje të mira”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button