Fatime Fetai u dënua nga gjykatësja për citatin e Jankullovskës nga “bombat”, për “bukurinë e Ushkovskit”
Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai u dënua me 1.000 euro nga gjykatësja Tatijana Mihajllova për deklaratën “Nuk kam ardhur që t’ju shoh sa e bukur jeni” gjatë kohës së gjykimit të djeshëm të ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për protestat e dhunshme në Komunën Qendër dhe “shuplakat e porositura” për kryetarin e Komunës Andrej Zhernovski në vitin 2013, njofton Portalb.mk.
Deklarata e Fatime Fetait është citat i ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila në bombat e opozitës për punësime partiake, në bisedë me kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanovski, për kryetarin e Këshillit Gjyqësor ,Branko Ushkovski tha “nuk e kemi vendosur se është më i bukur aty” .
Në gjykimin e djeshëm, Fetai, e cila në gjykime vjen me vathë swarovski, ka marrë edhe një dënim për “mosrespektimin elementar të gjyqit” 1.000 euro nga Mihajllova, e cila njëkohësisht është edhe u.d. kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1. Dy dënime nga 1.000 euro ka marrë edhe prokurorja speciale, Katica Janeva.
Pas katër gjobave të vëna për Janevën dhe Fetain, gjykatësja Mihajllova e ndërpreu gjykimin.
Në vazhdim janë dy biseda nga bombat e opozitës mes Gordana Jankullovskës dhe Trajko Veljanovskit:
- Biseda mes Gordana Jankullovskës dhe Trajko Veljanovskit
TV: Por ky Ushkovski, tani deri në mbrëmje ne si të them…
GJ: A be Ushkovskin ti e ke kaluar në Kuvend tani…
TV: Si ta them… nuk ka lidhje me gjykatën e vendosëm në Këshillin Gjyqësor.
- Biseda mes Gorda Jankullovskës dhe trajko Veljanovskit
GJ: Kush na e propozoi, mos ishte nga….
TV: Çair be Çair, Riste, Riste…
GJ: A ashtu po po…
TV :.. dhe kryeministri iu lajmërua Ristes
GJ: Riste Riste Novaçevski, kështu saktë ke të drejtë
TV: Po…
GJ: Dhe e keni shtyrë…
TV: Nga Komuna e Çairit, nga komuna…