Gruevski: LSDM po defaktorizon maqedonasit

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka kritikuar ashpër negociatat që zhvillohen mes LSDM-së dhe partive shqiptare, duke i quajtur ato si përpjekje për  “defaktorizimin e maqedonasve dhe ridefinimin e Maqedonisë si shtet”, njofton alsat-m, përcjell Portalb.mk.

Në paraqitjen e parë pas negociatave mes LSDM-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re, Gruevski drejtoi akuza të ashpra ndaj liderit social-demokrat, Zoran Zaev, për heqje dorë nga “interesat kombëtarë dhe shtetërorë” dhe lëshim ndaj kërkesave të shqiptarëve, që, sipas tij, nuk kanë fund.

Gruevski shtoi se ai dhe partia e tij do të qëndrojnë fuqishëm në mbrojtën e interesave shtetërore dhe partiake, në çdo formë e situatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button