“Shteti rus” fshihet pas grushtit të shtetit në Mal të Zi, thotë prokurori

Prokurori special i Malit të Zi ka akuzuar ‘shtetin rus’ për përfshije në tentativën për grusht shteti tetorin e shkuar, mes pretendimeve të reja tronditëse për angazhimin e Moskës në përpjekjen për të rrëzuar qeverinë pro-perëndimore, shkruan reporter.al, përcjell Portalb.mk.

“Shteti rus” orkestroi një përpjekje për grusht shteti më 16 tetor në Malin e Zi në përpjekje për të ndaluar vendin ballkanas të anëtarësohet në NATO, tha të dielën prokurori malazez Milivoje Katniç.

“Deri më tani, kemi pasur prova se struktura nacionaliste ruse fshiheshin pas [përpjekjes për grusht shteti], por tani kemi prova se organe shtetërore ruse ishin gjithashtu të përfshira në një nivel të caktuar,” tha Katniç për median lokale Atlas TV.

Katniç më parë kishte thënë se komploti për të vrarë ish-kryeministrin Milo Djukanoviç dhe të përmbysur qeverinë pro-perëndimore ishte orkestruar nga “disa nacionalistë rusë”, por ai shkoi një hap më tej të dielën, duke thënë se ishte i përfshirë Kremlini.

“Organet e shtetit rus duhet të hetojnë se cilat organe u përfshinë dhe të hapin një gjyq penal kundrejt këtyre akteve,” tha Katniç.

Prokuroria Speciale në nëntor tha se një grup kriminal me bazë në Rusi, Serbi dhe Mal të Zi synonte të kryente “një sulm terrorist” në ditën e zgjedhjeve.

Prokuroria pohoi se shërbimet e sigurisë kanë penguar grushtin e shteti pas arrestimit të 20 shtetasve serbë, përfshirë një ish-gjeneralin e policisë serbe, Bratislav Dikiç.

Më 18 nëntor, Prokuroria Speciale publikoi emrat e dy rusëve – Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov – të akuzuar për organizimin e komplotit.

Katniç të dielën tha se qëllimi i përpjekjes për grushtit të shtetit, në ditën e zgjedhjeve, ishte parandalimi i anëtarësimit të NATO të vendit ballkanik.

Sipas tij, kreu i grupit që përgati grushtin e shtetit dhe vrasjen e Djukanoviç ishte shtetasi rus Eduard Shirokov, aktualisht i kërkuar nga Interpol, në bazë në një urdhri të lëshuar nga autoritetet malazeze.

Katniç tha emri i vërtetë i Shirokov ishte Eduard Shishmakov.

“Në vitin 2014, Shishmakov ishte zv. atashe ushtarak në ambsadën ruse në Poloni, por u përjashtua pas spiunazhit për Rusinë dhe u shpall persona non grata. Kjo pasaportë [e re] u lëshua për të nga autoritetet ruse dhe ai është një anëtar i shërbimeve ruse të sigurisë,” pretendoi Katniç.

Ai tha se dëshmitari kyç i prokurorisë, shtetasi serb Sasa Sindjeliç, u ftua në Moskë nga Shishmakov që të qartësohej për misionin.

Shishmakov – me pseudonimin Shirakov – “i kërkoi të punonte për të parandaluar hyrjen e Malit të Zi në NATO. Ky është motivimi i vetëm i këtyre strukturave “, tha Katniç.

Ai tha se Zyra e Prokurorisë Shtetit Speciale do të përfundojë aktakuzat për tentativë grushti shteti kundër 25 personave deri më 15 prill.

Të dyshuarit përfshijnë dy udhëheqësit e aleancës opozitare pro-ruse, Frontit Demokratik, Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç.

Parlamenti u hoqi imunitetin javën e kaluar në mënyrë që ata të përballen me akuzat dhe të arrestohen. Mandiç dhe Knezeviç kanë hedhur poshtë akuzat për komplot si false.

Në një vendim të papritur, pas votimit parlamentar për imunitetin të mërkurën, prokurori i Lartë i Shtetit Ivica Stankoviç urdhëroi që dy të akuzuarit të gjykohen në liri.

“Stankoviç vendosi të mos i arrestojë Mandiç dhe Knezeviç për arsye të mirë, sepse Mali i Zi ishte buzë luftës civile,” shpjegoi Katniç.

Opozita ka vazhduar të pretendojë se qeveria pro-perëndimore drejtuar më parë nga Djukanoviç ka falsifikuar tentativën e grushtit të shtetit për të diskredituar Frontit Demokratik dhe fushatën anti-NATO.

Në Mal të Zi, publiku mbetet i mëdyshur në lidhje me NATO-n dhe nga ana tjetër opozita ka kërkuar një referendum mbi anëtarësimin ose jo. Qeveria pohon se parlamenti, ku partitë në pushtet kanë shumicën, ka të drejtë ta marrë vetë vendimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button