Takimi Ahmeti – Zaev: kemi përafruar qëndrimet (VIDEO)

“Unë shpresoj që sa më shpejtë të mbaroj procesi i bisedimeve për formimin e Qeverisë. Jam optimist se do të mbarojë pozitivisht. Ja sot disa çështje i pastruam bashkë me Ahmetin. Shpresoj që edhe ekspertët e grupeve tona punuese do t’i rregullojnë që në kuadër të Kushtetutës, për të cilën mu të dy partitë merren që t’i përmbushin kërkesat për barazi të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, kështu është deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, në Reçicë të Vogël, njofton Portalb.

“Në rrjedhë janë bisedimet mes LSDM-në dhe BDI-në. Kemi diskutuar për disa çështja të cilat do t’i përcjellim nëpërmjet grupeve punuese, të cilët janë të përbëra edhe nga ekspertët” shtoi Zaev.

Ai tha se partia e tij me BDI-në i kanë të afërta qëndrimet dhe se disa nga pikat janë tejkaluar.

“Ne jemi të afërt dhe kjo është një mundësi unikate që disa paragjykime, pas gjithë këtyre 25 viteve t’i largojmë. Dallimet janë në përkthimin kushtetues dhe praktikës së ligjit. Qëllimi është që të vihet në praktikë ligji, nuk është që vetëm të shkruajmë ligje të caktuara. Sonte i kemi shqyrtuar disa nga çështjet për të cilat kanë biseduar grupet punuese të partive tona, pra BDI-së dhe LSDM-së. Tani unë dhe Ahmeti, do t’ua bartim qëndrimet tona grupeve punuese me qëllim që ta lehtësojë punën e procesit.  Shumica e çështjeve të cilat kanë dalë nga platforma e partisë tonë dhe platforma e partive shqiptare, shumica prej tyre janë çështje të absolvuara. Shpresoj që sa më shpejtë të merren nënshkrimet”, përfundoi Zaev pas takimit.

Deklarohet edhe Ali Ahmeti pas takimit me Zaevin

Me kryetarin e LSDM kemi biseduar për shumë tema dhe për dallimet që ekzistojnë mes BDI-së dhe LSDM­-së për çështje të kushtetutës së vendit, për situatën aktuale politike dhe jo vetëm në vend por edhe rajon. Kështu u shpreh Ali Ahmeti pas takimt me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

“Janë biseduar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjidhje të problemeve dhe ky komunikim duhet të vazhdojë më tutje për të gjetur zgjidhje më të mirë për qytetarët e Maqedonisë zgjidhje që do të prodhojë stabilitet në gjitha fushat, mbetet që BDI së shpejti të ftojë organet drejtuese të vazhdojnë analizat mbi opcionet që i ka paraqitur para opinionit dhe të shohë e të vendosë për opcionin më të pranueshëm dhe të realizueshëm për vendin por edhe për qytetarët. Sigurisht që janë biseduar shumë gjëra që kanë mbetur pa u harmonizuar, mbetet çështje e ekspertëve që do të marin orientimet e tyre se si të mund të përmbyllin ato çështje ku ka dallime.

Tash për tash nuk bëhet fjalë për ndërtime e koalicionime i gjithë takimi ka shkuar duke parë se ku janë dallimet substanciale mes dy subjekteve politike, nuk dua të flas për pesimizëm dhe zgjidhja që do bëhet mos jetë që shkakton huti e probleme në vend ne jemi për zgjidhje të drejtë, gjuha duhet të ketë statusin që i duhet si zyrtare në këtë vend me imtësi shihet cdo gjë që mos bëhet ndjesi se punohet me nxitim. Për detaje do meren orientimet politike që burojnë nga ky takim për ekspertë të fushës së drejtësisë ku palët kanë dallime, sipas situatave ashtu dhe do bëhet thirja për organet e partisë, sigurisht që do të varet nga të gjitha argumentet për zgjidhje se nuk janë cështje të lehta të meret një vendim nga 11 dhjetori deri më tani ne kemi analizuar dhe përpunuar të gjitha mundësitë dhe variantet për të pasur një zgjidhje të pranueshme.”tha mes tjerash Ahmeti.

2 thoughts on “Takimi Ahmeti – Zaev: kemi përafruar qëndrimet (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP