Deklarohet edhe Ali Ahmeti pas takimit me Zaevin

Me kryetarin e LSDM kemi biseduar për shumë tema dhe për dallimet që ekzistojnë mes BDI-së dhe LSDM­-së për çështje të kushtetutës së vendit, për situatën aktuale politike dhe jo vetëm në vend por edhe rajon. Kështu u shpreh Ali Ahmeti pas takimt me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

“Janë biseduar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjidhje të problemeve dhe ky komunikim duhet të vazhdojë më tutje për të gjetur zgjidhje më të mirë për qytetarët e Maqedonisë zgjidhje që do të prodhojë stabilitet në gjitha fushat, mbetet që BDI së shpejti të ftojë organet drejtuese të vazhdojnë analizat mbi opcionet që i ka paraqitur para opinionit dhe të shohë e të vendosë për opcionin më të pranueshëm dhe të realizueshëm për vendin por edhe për qytetarët. Sigurisht që janë biseduar shumë gjëra që kanë mbetur pa u harmonizuar, mbetet çështje e ekspertëve që do të marin orientimet e tyre se si të mund të përmbyllin ato çështje ku ka dallime.

Tash për tash nuk bëhet fjalë për ndërtime e koalicionime i gjithë takimi ka shkuar duke parë se ku janë dallimet substanciale mes dy subjekteve politike, nuk dua të flas për pesimizëm dhe zgjidhja që do bëhet mos jetë që shkakton huti e probleme në vend ne jemi për zgjidhje të drejtë, gjuha duhet të ketë statusin që i duhet si zyrtare në këtë vend me imtësi shihet cdo gjë që mos bëhet ndjesi se punohet me nxitim. Për detaje do meren orientimet politike që burojnë nga ky takim për ekspertë të fushës së drejtësisë ku palët kanë dallime, sipas situatave ashtu dhe do bëhet thirja për organet e partisë, sigurisht që do të varet nga të gjitha argumentet për zgjidhje se nuk janë cështje të lehta të meret një vendim nga 11 dhjetori deri më tani ne kemi analizuar dhe përpunuar të gjitha mundësitë dhe variantet për të pasur një zgjidhje të pranueshme.”tha mes tjerash Ahmeti.

LEXO: Zaev flet pas takimit me Ahmetin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button