LSDM Manastir me 12 propozim-kandidatë për kryetar të Komunës

Socialdemokratët nga Manastiri mbrëmë në takim partiak kanë vendosur që deri te qendra e partisë në Shkup të dërgojnë 12 emra, si propozime për kandidatë eventual për kryetar të Komunës së Manastirit, për zgjedhjet lokale, të cilat duhet të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj, njofton Portalb.mk.

Në listë janë këshilltarët komunal, Zoran Stojçevski, Zllatko Qurçievski, Natasha Petrovska, Goran Kozarov dhe Metodija Ilievski, pastaj ish deputeti Borçe Petkovski, ish kryetari i Këshillit të Komunës së Manastirit, gazetari Marjan Tanushevski, mjekët DIjaa Gjerogievska, Zoran Llazarov, por edhe kryetari i Këshillit për Shëndetësi të LSDM-së, Goce Çkarevski. Në listë gjithashtu janë edhe biznesmenët Rade Hristovski-Kandiko dhe Srebre Neçovski-Konekt.

Të gjithë këta emra në muajt e kaluar ose kanë qenë të propozuar nga bashkësitë lokale ose personat kanë kandiduar vetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button