E ëmbël, shumë e ëmbël… Miriami ju përshëndet me foton e fundit të Ameli (FOTO)

Fotot e saj janë të rralla në profilet e të dy prindërve, ndaj edhe sa herë del të përshëndetë, është e pamundur të mos e përshkruash “Ah, sa e ëmbël Ameli”. Edhe sot Ameli duket kaq e ëmbël nga profili i së ëmës, me pamjen më të ngjashme të saj dhe kombinuar me rozën karakteristike të vogëlusheve, shkruan Class, përcjell Portalb.mk.

Duke zgjedhur vargjet e Albanit nga kënga “Unë dhe ti”, pasi ka postuar foton e vogëlushes në Instagram, Miriami shkruan “Dhe mbollëm një rreze diku të shkëlqejë sot një diell i vërtetë…”

Me dhjetëra komente e pëlqime kanë vërshuar pas fotos së vogëlushes, e cila ngjashmëritë fizike (të paktën) me të ëmën i ka gjithmonë e më të dukshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button