Mbrëmja e së mërkurës, e gjitha për Kivanc Tatlitug… çfarë ndodhi në ceremoninë e vitit

Mbrëmja e djeshme në Stamboll, ka mbledhur të gjithë personazhet e njohur në Volkswagen Arena për të shpallur ҫmimet e përvitshme të revistës GQ. “Men Of The Year 2016” – Mashkulli i vitit 2016, ashtu siҫ pritej, është zgjedhur aktori i njohur Kivanc Tatlitug, shkruan class, përcjell Portalb.mk.

Kivanc Tatlitug mori kupën si aktori më i mirë në serialin “Cesur ve Guzel”, në të cilin luan në krah të aktores së njohur Tuba Buyukusten.

Në ceremoni merrnin pjesë edhe shumë personazhe të tjerë, aktorë, këngëtarë, biznesmenë. Ndër emrat e njohur të njohur të kinemasë, të cilat u vlerësuan me ҫmime ishin edhe Beren Saat, aktorja e njohur për rolin e Bihterit te “Dashuri e ndaluar”, Cansu Dere (Ejshani te Ezel), Meyrem Uzerli, (Hyrremi te Sulejamni i madhërishëm) etj.

Pasi u ngjit në skenë, Beren Saat tërhoqi vëmendjen me fustanin transparent prej smeraldi, i cili është komentuar gjatë në rrjetet soaciale dhe mediat turke si një veshje e guximshme dhe provokuese.

Gjatë mbrëmjes u dhanë edhe ҫmime të tjera: regjisori më i mirë, kompozitori më i mirë, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button