Dëmshpërblimet e masës së paraburgimit kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për 21 milion denarë

Buxheti i Maqedonisë, në këto 5 vitet e fundit ka pësuar dëm material për 21 milion denarë. Kjo u bë e ditur sot, nga hulumtuesit e Shoqatës “Svedok”, njofton Portalb.mk.

“Se sa  njerëz kanë qenë në masë paraburgimi nuk mund të dihet numri i saktë për shkak se nuk lejohet qasje në institucionet shtetërore. Në kemi analizuar të dhëna nga 56 gjyqe, për më shumë se 80 persona. Se sa mjete janë shfrytëzuar nga buxheti i shtetit, ne atë e kemi analizuar në sajë të asaj se sa kushton dëmshpërblimi për një ditë paraburgimi. Nga vitet paraprake është vërtetuar se janë tërhequr më shumë se 10 milion denarë nga buxheti i shtetit për këtë çështje, kurse deri në vitin 2016, kompensimi i dëmeve nga masa e paraburgimit kanë arritur deri në 21 milion denarë. Potencojmë se bëhet fjalë për kompensim të dëmeve për ato qytetarë të cilët kanë parashtruar kërkesë për dëmshpërblim. Por gjithmonë duhet të merren parasysh edhe dëmet që bëhen në aspekt të kohës së shpenzuar përderisa janë marrë me këtë proces, dëmtimeve psiqike dhe sociale. ”, u shpreh Neda Zdraveva profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani I” njëherit edhe pjesëmarrëse në hulumtim.

Ndryshe prej kësaj, një tjetër pjesmarrëse në hulumtim shpreh se është e nevojshme që qytetarët të dijnë se ekziston një kompensim i tillë.

“Ky hulumtim bëhet më qëllim që qytetarët të jenë në dijeni në lidhje me mundësinë e shfrytëzimit të buxhetit shtetëror për dëmshpërblim të masës së paraburgimit. Kemi hulumtuar se ka një numër të caktuar të rasteve për kompensim të dëmeve nga masa e paraburgimit të paraparë me ligj. Statistika ka nxjerrë në pah se ka raste kur masa e paraburgimit ka zgjatë më shumë se 90 ditë por nuk është bërë kompensim i dëmeve. Kemi vërtetuar se kompensimi për një ditë paraburgimi në Maqedoni kushton prej 40- 50 euro, por kjo ndryshon varësisht se cili gjykatës vendos”, tha Gordana Buzharovska, profesoreshë universitare dhe pjesmarrëse në hulumtim.

Se sa qytetarë kanë parashtruar kërkesë për kompenzim të dëmeve nga masa e paraburgimit, Sashe Dimovski shpreh shifra jo të kënaqshme.

“Gjatë 5 viteve të fundi, 138 qytetarë të Maqedonisë kanë qenë në mënyrë të padrejtë në proces të paraburgimit, kurse më pas ndaj tyre as që është ngritur procedurë për kompensim dhe ankesë ndaj dëmeve nga masa e paraburgimit”, tha Sashe Dimovski, gazetar dhe koordinator i hulumtimit.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori i Holandës në Maqedoni i cili u shpreh, se masa e paraburgimit duhet të jetë opcioni i fundit i procesit gjyqësor dhe se kompensimi për të është në dëm të shtetit por edhe të qytetarëve në përgjithësi.

“Mbretëria e Holandës vazhdimisht ka përkrah projekte që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të njeriut. Paraburgimi duhet të jetë vendimi i fundit i procesit gjyqësor sepse kjo shkon në dëm të qytetarëve dhe shtetit në përgjithësi. Ekspertët dhe institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin masa për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut në Maqedoni” u shpreh Vauter Plomp.

Hulumtimi në fjalë është realizuar në kuadër të projektit “Paraburgimet e pa-baza, impikimet juridike dhe buxhetore” e cila përkrahet nga Ambasada e Holandës në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button