Ambasadori i Holandës në Maqedoni: Qeveria e re të përkrah punën e Prokurorisë Speciale Publike

Holanda pret nga partitë politike në Maqedoni që sa më shpejtë të formojnë Qeveri reformuese dhe e cila do të përkushtohet në sundimin e së drejtës dhe në përkrahje të punës së Prokurorisë Speciale Publike. Kështu u shpreh sot në Shkup Vauter Plomp, amsadori i Holandës në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Holanda përkrah për një kohë të gjatë Maqedoninë në procesin e zbatimit të reformave në procesin e integrimeve evropiane.  Në këtë pikëpamje, unë do të përsëris deklaratën e Johanes Han, ku thotë se Qeveria e Maqedonisë nuk ka kohë për të humbur. Krahas kësaj, potencoj se procesi i formimit të Qeverisë është në duar të partive politike në Maqedoni. Ambasada e Holandës shpreson se Qeveria e re do të jetë e orientuar drejt reformave dhe sundimit të së drejtës dhe se e rëndësisë parësore është që të përkrahet puna e PSP dhe sektorëve të tjerë gjyqësor të rëndësishëm në Maqedoni”, u shpreh Vauter Plomp.

LEXO: Han: Për qeverinë duhet vendim cilësor dhe jo i shpejtuar

LEXO: Zhbogar: Liderët politik do të gjejnë mënyrë për dalje nga kriza politike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button