Librat nga Shqipëria s’do arrijnë kurrë në Maqedoni!

Maqedonia ka mbetur në vendnumëro, sepse nuk ka as iniciativë dhe as vullnet politik që të mbështetet në modele me të cilat zgjidhin problemet fqinjët e saj – edhe atë duke mos harruar faktin se mbi 30 për qind e nxënësve në shkollat e Maqedonisë janë shqiptarë, shkruan gazeta “KOHA”.

Pavarësisht skandaleve të shumta që karakterizojnë tekstet shkollore në të cilat preken çështje nacionale, si dhe cilësinë e dobët të teksteve në përgjithësi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk ka hequr nga përdorimi thuajse pjesën dërmuese të këtyre librave. Për më tepër, në shkollat tona vazhdojnë të mbetet në përdorim edhe ata libra të cilat fyejnë shqiptarët dhe që si të tillë – konsiderohen gjeneratorë të mostolerancës dhe përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në shtet.

Arsyetimi është se “punohet që problemi të zgjidhet në mënyrë institucionale, pra jo me vendime që do të heqin nga përdorimi këtë apo atë libër, por duke rishqyrtuar të gjitha teksteve shkollore”. Safet Neziri, këshilltar në MASH, pati deklaruar për gazetën KOHA se në nivel të Ministrisë së Arsimit, tashmë janë krijuar disa komisione për shqyrtimin e teksteve shkollore, pra “jo vetëm të librave që tangojnë çështjet nacionale të etniteteve që jetojnë në Maqedoni, por të gjitha librave, sepse gabimet janë të llojllojshme”.

Mirëpo, askush nga MASH-i nuk mund ta thotë një datë të përafërt se kur këto komisione do të dalin me konkluzat se çfarë duhet hequr nga librat e kontestueshme.

Në MASH arsyetohen së një bashkëpunim i këtij lloji edhe me Maqedoninë do të jetë i pamundur, pasi siç arsyetohen, nxënësit e të gjitha etnive në vend shkollohen me një sistem të përbashkët dhe për këtë nuk ka sesi të mësojnë me libra të ndryshëm shkollor! Një situatë e tillë, thonë në MASH, do të krijonte sisteme paralele, prandaj është e pamundur që nxënësit shqiptarë të mësojnë me libra të Shqipërisë, Kosovës apo ndonjë shteti tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button