Mos kini mё dyshime pёr suksesin, Elvana Gjata nё Grammy 2017-ё! (FOTO)

Nё ceremoninё e 59-tё tё çmimeve Grammy qё u mbajt mbrёmjen e djeshme nё Staples Center Los Angeles, pёrveç figurave shumё tё njohura tё muzikёs botёrore, nё tapetin e kuq u shfaq edhe njё kёngёtare shumё e dashur pёr publikun shqiptar, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Sigurisht qё bёhet fjalё pёr Elvana Gjatёn, e cila, ndёrkohё qё nё Shqipёri e Kosovё mbizotёronte njё bujё pёr planet dhe karrierёn e saj, udhёtonte pёr nё Los Angeles pёr t’u bёrё pjesё e njё prej evente mё tё mёdha tё muzikёs.

Mos kini mё dyshime pёr suksesin, Elvana Gjata nё Grammy 2017-ё!

Debutimin e parё nё tapetin e kuq ajo e bёri si e ftuar e producentit tё njohur Poo Bear me tё cilin po pёrgatit bashkёpunimin ndёrkombёtar. E veshur me njё fustan tё tё zi qё pjesёn e sipёrme e kishte tё mbyllur, madje me golf tё trashё, dhe njё hapje nё pjesёn e pёrparme qё ekspozonte bukur kёmbёt, Elvana arriti tё tёrhiqte vёmendjen.

Nё kёtё herё tё parё nё tapetin e kuq ajo kishte njё look natyral si nё flokё ashtu edhe nё make up, tё realizuar nga Samuel.

Presim sa mё shumё dalje tё saj nё tapetin e kuq nё vazhdim.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button