Evzoni vazhdon të jetë i mbyllur, kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë

Nëse për fundjavë keni në plan të udhëtoni për në Greqi, dijeni se vendkalimi kufitar Evzoni vazhdon të jetë i mbyllur për komunikacion. Vendkalimet Mexhitli (Manastir) dhe Dojran janë të hapura për qarkullim, njofton Portalb.mk.

Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet rrjedhshëm, nëpër vende me rrugë të lagështa. Në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit, pas Lisecit, ka mjegull me dukshmëri prej 30 deri në 50 metra.

Siç kumtoi NP “Rrugët e Maqedonisë”, nëpër qafat dhe grykat është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të vogla të dheut, veçanërisht në akset rrugore Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrorvë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnje – Bukovë.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Ekipet kujdestare vazhdimisht janë në teren dhe i mirëmbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button