Opera me Ermonela Jahon nominohet për “International Opera Awards”

Vitin e kaluar një soprano shqiptare për herë të parë u ngjit në skenë për të marrë çmimin prestigjioz që ndahet në kuadër të “International Opera Awards”, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Ermonela Jaho, nëpërmjet votimeve online, mori çmimin “Reader’s Award”, duke u radhitur në mesin e fituesve të çmimeve që jozyrtarisht njihen si “Oscar” të operës. Sivjet Jaho e ka edhe një tjetër mundësi ta shtojë një çmim të tillë në biografinë e saj.

Opera “Zaza”, në të cilën sopranoja shqiptare me famë botërore ka rolin kryesor – atë të Zasas, këngëtares së sallave koncertale – është nominuar nga “International Opera Awards” për kategorinë “Complete Opera Recording” (regjistrimi më i mirë i një opere komplete).

Lajmin për këtë nominim e ka bërë publik vetë Jaho nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button