Qendra për Menaxhim me Kriza: Nuk ka rrezik për vërshime

“Nuk ka rrezik që lumenjtë të dalin nga shtrati edhe pse niveli vazhdimisht rritet”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, njofton Portalb.mk.

“Shtretërit e lumenjve ende kanë kapacitete që të mbajnë sasi të ujërave. Ka dalje të vogël të ujit nga shtrati në disa pika të rralla të disa lumenjve, për shkak të shkrirjes së dëborës dhe të reshurave të shiut, megjithatë tani për tani nuk ka rrezik për vërshime”, thonë nga QMK.

Sipas DHPM-së rrjedhat e ujit të të gjithë lumenjve në Maqedoni janë në trend të rritjes si pasojë nga shkrirja e borës dhe temperaturat më intensive të ajrit të përcjella me reshje të shiut.

Nga Drejtoria paralajmërojnë për lëvizje të kujdesshme afër rrjedhave të ujit dhe lumenjtë e thatë.

Sipas DPHM-së, niveli i rrjedhave të ujit të lumit “Vardar” është rritur në të gjithë pikat matëse në krahasim me nivelin mesatar për shkurt, ndërsa më së shumti në Shkup. Rritje më të madhe të rrjedhës së ujit ka lumenjtë “Treska” dhe “Cërna Reka”, ndërsa ulje të nivelit në krahasim me nivelin e zakonshëm ka vetëm në “Drinin e Zi” edhe atë për më shumë se një metër.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button