Organizata e gruas në Strumicë: SOS të kërkojë falje për shpifje dhe ofendime

Shoqata qytetare “Organizata e gruas e Strumicës” ka dërguar demant në lidhje me, siç thonë ata, shpifjet e bëra ndaj tyre nga “Stop Operacioni Soros”. Demantin e sjellim të tërë, njofton Portalb.mk.

“Organizata e gruas e Komunës së Strumicës dënon ashpër, dhe i cilëson si gënjeshtër dhe shpifje dhe plotësisht i demanton deklaratat e përfaqësuesve të lëvizjes qytetare “Stop Operacioni Soros” (SOS), të shprehura më 4 shkurt të 2017-s.

Në preskonferencë u theksua se Organizata e grave e Komunës së Strumicës është pjesë e organizatave në llogarinë e së cilës janë shfrytëzuar shuma milionëshe për aktivitete dhe qëllime të partisë së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM).

I hedhim poshtë këto shpifje dhe ofendime. Mjetet e organizatës asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk do të shfrytëzohen për qëllime të cilës do parti. Këto trillime kanë për qëllim të denigrojnë punën tonë, por edhe të organizatave të tjera të cilat zëshëm i trajtojnë problemet e shoqërisë.

Organizata e gruas e Komunës së Strumicës nuk është “pjesë e partisë së LSDM-së”, aq më pak “klub partiak i partisë”, siç thonë nga SOS. Organizata e gruas e Komunës së Strumicës nuk është themeluar për qëllime të dikujt tjetër.

Në jemi organizatë qytetare e themeluar në vitin 1991, me një qëllim të vetëm- të promovojë, përfaqësojë dhe mbrojë të drejtat dhe interesat e qytetarëve.

Nga përvoja jonë 25 vjeçare, në shoqëri njihemi si organizatë e cila është aktive për respektim dhe përparim të të drejtave të grave dhe qytetarëve në përgjithësi, për zhvillim të demokracisë në shoqëri si dhe për mbrojtjen sociale.

Gjithashtu, hedhim poshtë edhe deklaratën e cila thotë se ne jemi organizatë që punën nën urdhra të Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Maqedoni.

Supozojmë se Cvetin Çilimanov dhe Nikolla Srbov nga lëvizja SOS, duhet ta dinë që organizatat qytetare janë autonome dhe të pavarura gjatë veprimtarisë së tyre.

Organizata e gruas nuk punon nën urdhra të askujt, por vetëm në bazë të qëllimeve dhe aktiviteteve të përcaktuara në status, të vërtetuara nga ana e udhëheqësisë.

Për shkak të pavërtetave dhe shpifjeve në shprehura në preskonferencë nga ana e SOS, presim që në afat prej 7 ditësh publikisht të kërkojnë falje përfaqësuesit e kësaj lëvizje. Në të kundërtën, do të ngrejmë padi për ofendim dhe shpifje”, reagon Shoqata e Qytetare “Organizata e gruas në Strumicë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button