Qindra studentë të Maqedonisë studiojnë në Lubjanë, prej nesër paraqitja

Pesëqind studentë nga Maqedonia janë regjistruar në Universitetin e Lubjanës në vitin akademik 2016/2017. Interesim më të madh ka pasur në fakultetin ekonomik, në shkencat shoqërore dhe në drejtimet për teknologji informatike. Regjistrimi për vitin akademik 2017/2018 fillon prej nesër dhe përfundon më 20 prill, njofton a1on, përcjell Portalb.mk.

Sllovenia dhe Maqedonia kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi ku studimet për studentë nga Maqedonia janë pa pagesë, në përjashtim të rasteve kur shkollimi  është i detyruar për të gjitha studimet e ciklit të parë të studimeve, të cilët tashmë kanë arritur nivel të arsimimit dhe sipas ligjit ne fuqi të shkollim sipëror në Slloveni  është ekuivalente më arsimin i cili arrihet pas përfundimit të studimeve të ciklit të dytë të studimeve master. Shkollimi, gjithashtu, është i detyrueshëm për të gjithë studentët e shkallës së tretë dhe për ato të studimeve me korrespodencë.

Në vit në Universitetin e Lubjanës ka rreth 40 studentë nga Maqedonia.

Studimi në Universitetin e Lubjanës zhvillohet në gjuhën sllovene, kurse ne disa programe studimore edhe në gjuhën angleze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button