Maqedoni, mazhoranca parlamentare pa argumente kundrejt opozitës

Në shumë seanca parlamentare deputetët e pozitës së Maqedonisë ju kanë ikur ballafaqimit me argumentet, kurse deputetët e opozitës janë përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky përfundim u shpreh sot, nga Instituti për Demokraci “Societas civilis- Shkup” (IDSCS), gjatë prezantimit të rezultateve të hulumtimit “Vëzhgimi i kualitetit të debateve parlamentare prej korrikut të 2016 deri në tetor të 2016”, njofton Portalb.mk.

“Opozita në Parlamentin e Maqedonisë, në 71% të rasteve ju është përgjigjur argumenteve që kanë të bëjnë me rolin dhe pozitën e tyre prej deputeti, kurse, 71% e rasteve pozita në Parlament ju ka ikur ballafaqimit me argumente që kanë të bëjnë me to”, tha Jane Dimeski,  koordinator i projektit “Parlamenti nën llupë”.

Deputetët nuk respektuan vlerën e argumenteve dhe nuk ndryshuan qëndrim edhe përskaj fuqisë së argumenteve ndaj tyre.

“Në 50% të rasteve në Parlamentin e Maqedonisë, deputetët aspak nuk i pranuan argumentet e oponentëve të tyre, kurse në 43% të rasteve aspak nuk ju referuan argumenteve.”, tha Jane Dimeski.

Mungesa e argumenteve ka bërë që debatet në Parlament të bazohen në sulme ndaj personalitetit të deputetit oponent.

“Në 4% të rasteve në Parlamentin e Maqedonisë është respektuar personaliteti i deputetit oponent edhe përskaj mungesës së kundër-argumenteve ndaj tij, kurse në 39% të rasteve pothuajse fare nuk është treguar respekt ndaj personalitetit edhe nëse kanë munguar argumentet. Mosrespektim i plotë ndaj personaliteti të deputetit oponent është vërtetuar në 6% të rasteve, me çka deputetët kanë përdorur gjuhë ofenduese ndaj tyre”, tha Jane Dimeski.

Përndryshe, ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit “Parlamenti nën llupë” të financuar nga Agjencia Zvicrane për Bashkepunim dhe Zhvillim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button