Bora, akulli dhe temperaturat polare, i kanë shkatërruar rrugët e Tetovës

Gropa të mëdha janë paraqitur në rrugët e Tetovës pasi që ditët e fundit është shkrirë bora dhe akulli, ku në disa rrugë fare nuk janë pastruar. Qytetarët thonë se gropat janë paraqitur çdo vit kryesisht në të njëjtat rrugë dhe vende. Kërkojnë që sa më shpejtë të sanohen, njofton Portalb.mk.

“I thyem automjetet në akull dhe borë, tani edhe gropat janë paraqitur. Këto gropa ashtu siç i shohim paraqiten në të njëjtat vende çdo vit në periudhën dimërore. Autoritetet i sanojnë, por ata prapë paraqiten. Sipas të gjitha gjasave nuk sanohen ashtu siç duhet”, thotë një shofer.

Nga Sektori i Rrugëve dhe Komunikacionit të Komunës së Tetovës, thonë se paraqitja e gropave është dukuri e zakonshme në periudhën e dimrit.

“Pas periudhës së dimrit dhe temperaturave polare paraqiten gropa dhe ajo është dukuri e zakonshme. Ne si sektor kemi plan dhe sipas tij do të fillojmë t’i sanojmë gropat, kur të na lejojnë kushtet meteorologjike”, thotë udhëheqësi i Sektorit për Rrugë dhe Komunikacion , Husein Demiri.

Gropa më së shumti ka në bulevardet “Bllagoja Toska” dhe “Industriska”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button