Gruevski është “pasuruar” me 8 fotografi artistike dhe ka “kursyer” rreth 230.000 euro

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka kursyer rreth 230.000 euro, ndërkaq ka paraqitur edhe 8 fotografi të reja artistike. Prej tyre 180.000 i ka kursyer derisa ka qenë kryeministër. Më së shumti para ka kursyer në vitin 2014, 10.000 euro në muaj, njofton Portalb.mk.

Komisioni Antikorrupsion sot i publikoi listat pronësore të deputetëve të ri në Parlament. Lista anketuese e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, tani përsëri është vendosur në publik. Në ueb-faqen e internetit Komiisoni Antikorrupsion i ka publikuar listat pronësore vetëm të funksionarëve aktual.

gruevski

http://novatv.mk/wp-content/uploads/2017/02/gruevski.png

Sipas listës anketuese më të re, Nikolla Gruevski, nuk a pasuri të patundshme, por vetëm para dhe fotografi artistike. Nëse mblidhen të gjitha paratë nga të gjitha llogaritë, Gruevski ka 48.265 euro, 7.318 franga zvicerane, 250 dollarë, 600 funta britanike dhe 10.036.572 denarë (163.196 euro). Prej tyre 8.000 euro janë në emër të bashkëshortes së tij, Borkica.

Nikolla Gruevski, kryeministri i cili më së gjatë e ka mbajtur këtë post, nuk ka pasuri të patundshme në emër të tij, por as të bashkëshortes së tij. Në listën pronësore ka paraqitur se ka 33 fotografi artistike në vlerë prej 10.975 euro. Nuk ka borxhe dhe kredi, transmeton Portalb.

Gruevski në funksionin e kryetarit të Qeverisë ka hyrë me 43.000 euro, ndërkaq atëherë mediat e përshkruajtën si personin më të varfër në Qeveri. Përpara një viti opozita vlerësoi se vetëm për vitin 2015, Gruevski, ka kursyer 118.000 euro ose në çdo muaj nga 10.000 euro.

Gruevskit i është rritur numri edhe i fotografive artistike, ka pasur 25, ndërkaq tani ka 33.

VMRO - DPMNE - piktura

Edhe më tej ngelet e panjohur se në emër të kujt është banesa ose banesat në rrugën “Pavell Shatev” në Shkup ku ai jeton. LSDM-ja opozitare në vitin 2011 zbuloi se në emër të ish kryeministrit Nadezhda Gruevski ka katër banesa. Por, përbërja e atëhershme e Komisionit Antikorrupsion nuk ka pasur mënyrë se si ta hulumtojë, për atë Gruevski ka ndaluar së jetuari në bashkësi me prindin dhe me atë automatikisht nuk ka pasur obligim që t’i paraqesë banesat e nënës së tij.

Në audio-materialet e publikuara nga përgjimet e paligjshme, LSDM, tregoi se Gruevski më parë ka dashur të blej tonë në lagjen Vodno të Shkupit me vlerë prej 17 milionë euro.

Gruevski: Ajo është shumë urgjente. Madje më urgjente se kjo.

Janakieski: Mirë.

Gruevski: Ajo është shumë më e madhe, atë e prita për “xheparllëk”, të tregova.

Janakieski: E di, e di.

Për këtë këtë bisedë mes ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe Gruevskit, as prokurori publik, Marko Zvërlevski, por as prokurorja speciale, Katica Janeva, nuk a hapur lëndë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button