Rita Ora dhe Madeleine Albright, refugjatet që e ndryshojnë botën me sukseset e tyre

Derisa Donald Trump, Presidenti i ri amerikan po bën ndryshime dhe po i deporton qytetarët e nacionaliteteve të ndryshme jashtë Amerikës, saktësisht qytetarët e shtatë shteteve, refugjatët brenda Amerikës për vite kanë arritur sukses dhe kanë ndryshuar përceptim, shkruan Kultplus, përcjell Portalb.mk.

The Telegraph, gazetë angleze, sot ka radhitur shtatë gra dhe femra të cilat nuk i përshtaten dukshëm politikave të Trump-it.
Secila ka arritur sukses në fushën e saj, jo vetëm në Amerikë, ndërsa sot me Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kjo do të ishte e pamundur.

Rita Ora, kosovarja që u largua nga Kosova për në Angli, ku është shndërruar në një këngëtare, aktore dhe moderatore emisionesh. E suksesshme në punën e saj, gjithçka ka nisur si një refugjate e larguar nga Kosova për shkak të gjendjes dhe sistemit kosovar. Bashkëpunimet e saj numërojnë Rimmel dhe Adidas.

Gloria Estefan, ndër këngëtaret më të mira, është larguar nga Kuba për në Amerikë. Vitin2015-të ajo morri medalje nga Barack Obama, ndërsa edhe ajo ka nisur suksesin e saj si refugjate.

Në këtë listë është edhe Madeleine Albright, e cila u largua nga Çekosllovakia e vitit 1938 për të jetuar në Amerikë. Ajo është e para grua sekretare shteti e Amerikës.

Listën e përbëjnë shtatë gra të fuqishme që me gjithë prejardhjen e tyre, janë pranuar në komunitetet ku kanë vazhduar jetën dhe kanë korrur suksese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button