Zgjedhjet e reja, siç kërkon VMRO DPMNE, do të thonë pasiguri shtesë për mandatit e PSP-së

Shpërndarje të sërishme të Kuvendit dhe zgjedhje të reja parlamentare, siç kërkon VMRO DPMNE, nënkupton pasiguri shtesë për vazhdimin e mandatit apo më saktë të afatit 18 mujor për ngritjen e aktakuzave nga PSP.

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski mbrëmë deri në mesnatë nuk arriti të bëj shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë, pasi kryesia e BDI-së pas disa seancave maratone nuk mori vendim për koalicion eventual me Gruevskin dhe VMRO-në dhe i la të hapura të gjitha opsionet, shkruan “Meta“.

Pas kësaj, VMRO DPMNE doli me njoftim ku thuhet se “mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk është vendim i duhur ndërsa në funksion të tejkalimit të krizës dhe vendosjes së prioriteteve reformuese në plan të parë”.

Prokurorja publike Katica Janeva dhe ekipi i saj kanë edhe pesë muaj ( deri 4 qershor gjegjësisht 30 qershor) për hapjen e hetimeve të reja dhe ngritjen e aktakuzave për rastet që dalin nga “bombat” e LSDM-së.

Kjo del nga Ligji aktual për PSP-në, ku parashihet që PSP ka 18 muaj “nga marrja e lëndëve” për hapjen apo mbylljen e hetimeve dhe aktakuzave. Ndryshe, PSP lëndët dhe materialet e Prokurorisë publike dhe LSDM-së i mori me dy herë, më 4 dhjetor 2015 dhe 30 dhjetor 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button