Jugohromi paralajmëron pushime nga puna nëse i shqiptohet ndalesa për punë

Jugohromi do të fillojë me pushimin nga puna të një pjese të të punësuarve muajin e ardhshëm nëse Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor sërish merr vendim për ndalesë të punës së saj për shkak të A-lejes së integruar.

Siç tha sot në konferencën për shtyp drejtori Vasil Skenderovski, pronari i Jugohromit ka qellime të qarta – të investojë në sistemin për pluhur, por konsideron se shteti duhet të sigurojë kushte të barabarta në treg për të gjitha kombinatet.

“Kur veçmë kërkon zgjidhje sistematike, shteti duhet të sigurojë edhe kushte për punë, sidomos nëse merret parasysh se leja ekologjike nënkupton ndërtim komplet të reparteve të reja”, theksoi Skenderovski në Odën ekonomike, duke aluduar në problemin me pronësinë e tokës.

Sipas tij, Inspektorati nuk ka status të njëjtë ndaj të gjithë kapaciteteve të disponueshme prodhuese në Tetovë dhe rrethinë, ndërsa nuk janë mbajtur edhe akuzat se Jugohromi është shkaku më i madh për ndotjen e ajrit.

“Më me përgjegjësi them se ndota e ajrit në Tetovë fare nuk është zvogëluar edhe krahas mospunës së kombinatit”, potencoi drejtori.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Skenderovski tha se për gjendjen ka zgjidhje. Njëra prej tyre është që të sigurojë garanci bankare dhe t’i mundësojë Jugohromit që të marrë kredi për sistem ekologjik.

Ndalesa për punë të Jugohromit skadon nesër, ndërsa ka qenë me afat prej 90 ditëve. Drejtori Skenderovski informoi se tre muajt e fundit ka arritur t’i mbajë të punësuarit, por situata tashmë po bëhet alarmante.

“Nëse në kushte normale prodhojmë rreth 70.000 tonë feronikel, tani shifra ka rënë në 30.00 tonë ose në 40 për qind më pak nga kapaciteti i disponueshëm”, tha Skenderovski.

Ndërkohë, sindikata e Jugohromit paralajmëroi se në shenjë proteste për shkak të shkyçjes së furrave, nesër prej ora 11 deri në 13 do ta bllokojë autostradën Tetovë-Shkup, tek pagesa rrugore në Zhelinë.

LEXO: Të punësuarit e “Jugohromit” nesër do ta bllokojnë rrugën Shkup-Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button