Maqedoni, SHBA dhuroi çizme dhe kostume për mbrojtje nga vërshimet

Ambasada e SHBA-së në Maqedoni sot ka dhuruar pajisje me vlerë prej 30.000 dollarëve e cila përbëhet nga mjete materiale teknike të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), njofton Portalb.mk.

Drejtori, Shaban Saliu tha se këto mjete materiale teknike dhe pajisje e plotësojnë tërë sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit të cilin DMSH më parë e ka pranuar nga disa shtete të Evropës.

Shefi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtarë në Ambasadën e SHBA-së, kolonel Xhefri Van Sikll, tha se pas vërshimeve të gushtit të vitit të kaluar në Shkup, dhe me kërkesë të Qeverisë së Maqedonisë, ata bashkë me DMSH-në kanë krijuar listë për punët më të nevojshme për t’u ndihmuar në shpëtimin e jetëve të njerëzve nga vërshimet potenciale.

“Qëllimi ynë është t’u ndihmojmë ekipeve të shpëtimit të DMSH-së në misionin e tyre të rëndësishëm që të përballen me sfidat e vërshimeve dhe fatkeqësitë tjera natyrore”, tha Van Sikll.

Përndryshe, me këtë donacion janë dhënë 57 kostume të papërshkueshëm nga uji, 55 palë çizme gume të gjata të papërshkueshëm nga uji, 25 maska mbrojtëse me filtra, 40 llamba për në kokë me bateri dhe 35 reflektorë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button