Së paku 27 fëmijë ndërruan jetë nga acari në Afganistan

Bora dhe ngricat kanë vrarë së paku 27 fëmijë në një zonë të largët të Afganistanit verior, shkruan Rel. përcjell Portalb.mk.

Pesëdhjetë centimetra borë kanë bllokuar rrugët në qarkun Darzab të provincës Javzjan, ndërsa temperaturat kanë rënë në -10 gradë Celsius, tha guvernatori i qarkut, Rahmatullah Hashar.

Ai tha se vdekjet kanë ndodhur gjatë dy-tre ditëve të fundit dhe se të gjithë fëmijët kanë qenë nën 5 vjeç.

Fakti se rrugët janë të bllokuara mund të shkaktojë vdekje të reja, tha Hashar.

Megjithatë, guvernatori i provincës, Reza Ghafoori, tha se do të dërgohen ndihma.

Çdo dimër, reshjet e borës, acari dhe ortekët vrasin dhjetëra njerëz në Afganistan, ku për shkak të infrastrukturës së dobët, ekipet e shpëtimit e kanë të vështirë të arrijnë në zonat e izoluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button