Shkup, operacionet për thyerje të eshtrave kryhen edhe gjatë natës

Pacientët me fraktura të shkaktuar në trotuaret me ngrica të qytetit të Shkupit, në Klinikën e Përgjithshme të Qytetit të Shkupit “8 shtatori”, operohen edhe gjatë ndërrimit të dytë dhe të tretë. Kjo bëhet me qëllim që të mos pengohet rendi i termineve të caktuara më herët, shkruan SDK, përcjell Portalb.mk.

Dr. Sasho Stojçev, drejtor në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”, thotë se pas mbylljes së sallës së operacioneve për shkak të mungesës së punëtorëve instrumentist, repartet e urologjisë, ortopedisë dhe kirurgjisë digjestive kryejnë operacione vetëm në katër ditë të javës. Kjo bëhet që të mos zhvendosen infermieret dhe puna të kryhet pa pengesa.

“Operojmë edhe gjatë ndërrimit të dytë dhe të tretë, sepse nëse rastet ngelin për ditën e nesërme do të ndërprejmë terminet e caktuar më herët, pasi që pas mbylljes së sallës së operacioneve kemi pacient që presin tash e një kohë të gjatë. Kur kemi mundësi kryejmë operacione edhe pasdite dhe natën”, tha Stojçev.

Në SPSH “8 shtatori” punojnë 350 infermiere, kurse që të kryhet puna në mënyrë normale janë të nevojshme edhe 180 infermiere të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button