Logjika e Dimitrievit për Qeverinë e re dhe postin e tij si kryeministër

Si parti e autorizojmë kryetarin Nikolla Gruevski t’i zhvillojë bisedimet për përbërje të qeverisë së re. Për momentin nuk dëshiroj të prejudikoj çfarëdo qoftë rreth negociatave të cilat janë në rrjedhë. Afatin e dimë dhe gjithsesi se do të duhet të ketë një epilog të caktuar, deklaroi sot kryeministri Emill Dimitriev, njofton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në kopshtin e sapohapur në komunën Aerodrom, Dimitriev tha se është logjike që fituesi me fituesin ta përbëjnë qeverinë e re.

Megjithatë, gjatë këtij muaji kryeministri aktual Emil Dimitriev dhe ministrat  Nikolla Todorov, Nikolla Popovski, Elizabeta Kançevska shkelën Kushtetutën dhe ligjin për Qeveri dhe Kodin Zgjedhor, pasi që “punojnë” dy punë ndërsa nuk dihet se për cilin funksion marrin para.

Sa është logjike që Dimitriev të flet në cilësinë e kryeministrit?

Neni 8 i Kodit Zgjedhor është qartë i përcaktuar:

“Funksioni i Deputetit nuk është në pajtueshmëri me funksionin e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministrit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit publik, avokatit të popullit dhe me funksione të tjera të cilat i zgjedh apo emëron Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë”.

 

1

Untitled

Ligji është i qartë, por për shkak se tek ne ndokush qëndron mbi Kushtetutën dhe Ligjin, plotë një muaj Dimitrievi mban pozitën edhe të deputetit edhe të kryeministrit, edhe pse në marrëveshjen e Përzhinës ishte përcaktuar si kryeministër gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet mbaruan, por Dimitrievi nuk e lëshon kabinetin. Sa është logjike të flet nga ky post?

LEXO: Dimitriev, Kançevska, Popovski dhe Todorov duhet të largohen menjëherë nga njëri nga funksionet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button