Nga dita e martë do të bjerë borë

Gjatë fundjavës dhe të hënën moti në Maqedoni do të jetë stabil me temperatura të ulëta, të cilat në shumë vende do të arrijnë deri -10 gradë celsius. Të dielën do të jetë më së ftohti dhe temperatura do të sillet prej -16 deri në -7. Në mëngjes do të kemi paraqitje të mjegullës. Temperaturat ditore do të sillen prej 0 deri në 6, kurse në vendet me mjegull do të ngelim nën zero, shkruan a1on, përcjell Portalb.mk.

Ashtu siç njofton Drejtoria për punë hidrometeorologjike, të martën dhe të mërkurën do të ketë rritje të vranësirave me reshje të kohë pas koheshme të borës. Në pjesën juglindore të vendit do të ketë reshje të shiut dhe borës. Reshjet do të jenë të ngadalshme, ndërsa në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit do të kemi ndryshim të intensiteti por sasia e borës nuk do të rritet.

Të mërkurën si pasojë të rritjes së të ftohtit kohë pas kohe do të fryjë erë veriu, i cili do shkaktojë temperatura prej -3 deri 3 gradë celsius deri në fund të javës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button