Jankullovska tallet me parashikimet e ambasadorit Garet

Ish ministrja e Punëve të Brendshme dhe funksionarë e lartë e VMRO-DPMNE-së, Gordana Jankullovska, nëpërmjet një statusi të “Twitter”, me tallje e ka komentuar parashikimin e ambasadorit aktual të Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet, për atë se ku e sheh vendin për 10 vite, njofton Portalb.

Jankullovska e ka shpërndarë shkrimin me titull “Garet: Maqedonia në vitin 2027 do të ketë kryeministër femër dhe do të jetë në BE dhe NATO”, dhe ka shkruar “U tregua me të tashmen, tani po merret edhe ee të ardhmen”, me hashtagun “Nostradamus”.

Jankullovska, një ditë pas referendumit për “Brexit” në Britaninë e Madhe, përmes publikimeve të veta në rrjetet sociale “Twitter” dhe “Facebook” përqeshi vendimin e popullit britanik.

“Tani çfarë bëjmë?!?“,  i shkroi në “Twitter” ambasadorit të Britanisë së Madhe në vend, Çarlls Garet.

Ndryshe, Jankullovska është bursiste e Britanisë së Madhe, gjegjësisht siç mund të shihet në biografinë e saj, ajo ka magjistruar në Universitetin e Kentit, në Kenterberi. Në korrik të vitit 2004, universiteti dhe ndau shpërblimin për të arritura të posaçme në fushën e së drejtës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button