Jankulloska ironizon ambasadorin e Britanisë së Madhe, Çarlls Garet

Ish-ministrja e brendshme dhe zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së në pushtet, Gordana Jankullovska, sot përmes publikimeve të veta në rrjetet sociale “Tuiter” dhe “Fejsbuk” përqesh vendimin e Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian.

“Tani çfarë bëjmë?!?“,  i shkroi në tuiter ambasadorit të Britanisë së Madhe në vend, Çarlls Garet.

Ndryshe, Jankullovska është stipendiste e Britanisë së Madhe, gjegjësisht siç mund të shihet në biografinë e saj, ajo ka magjistruar në Universitetin e Kentit, në Kenterberi. Në korrik të vitit 2004, universiteti dhe ndau shpërblimin për të arritura të posaçme në fushën e së drejtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button