Puçrrat në trup tregojnë nga çka vuani (VIDEO)

Ndërkohë që aknet i dallojmë më shpesh në zonën e fytyrës. Shfaqja e tyre në zona të tjera të trupit nuk është një shenjë e mirë. Vendndodhja e tyre në pjesë të ndryshme të trupit tonë mund të tregojë gjendjen tonë shëndetësore dhe sëmundjen nga se vuajmë të cilën do ishte mirë ta paraprinim, shkruan Express, përcjell Portalb.mk.

Puçrrat në pjesën e poshtme të trupit mund të shfaqen si rezultat i ngjeshjes shumë fort të mbathjeve të vogla.

Ato në pjesën e poshtme të mjekrës dhe në qafë tregojnë shpërthimin e hormoneve që mund të vijë zakonisht dhe si rezultat i fazës së adoleshencës. Aknet në pjesën e shpatullave shkaktohen nga sistemi nervor dhe ai tretës.

Kur pimë shumë pije alkoolike mund të shohim shfaqjen e tyre në pjesën e gjoksit.

Ato që janë të dukshme në pjesën e bërrylit mund të jenë diçka serioze sepse mund të shkaktohen nga prodhimi i qelizave të vdekura, ndërsa ato në pjesën e barkut tregojnë mosbalancën e nivelit të sheqerit.

Të paturit puçrra në zonën e kofshëve tregon se mund t’u ketë bërë reaksion një sapun ose shampo që përdorni.

Në çdo rast do ishte diçka e drejtë të shkoni për vizitë tek dermatologu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button