ISHP: ndotja e ajrit shkaktare për 35 përqind të sëmundjeve

30 deri 35 përqind e sëmundjeve janë si shkaktarë i ndotjes së ajrit. Madje më shumë se 1300 njerëz kanë ndërruar jetë për shkak të ndotjes së ajrit. Shkupi është ndër qytetet më të ndotura nëse merren parasysh grimcat PM 2.5, transmeton Portalb.mk.

Kjo u bë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në seancën plenare në formë të punëtorisë për pasojat e ajrit të ndotur ndaj shëndetit të qytetarëve të Shkupit. Përfundimet u bazuan në rezultatet e hulumtimit në rajonin e Shkupit.

Seanca plenare në formë të punëtorisë u mbajt në Fakultetin e Mjekësisë në bashkëpunim më përfaqësuesit e Institutit për Shëndet dhe Mirëqenie të Finlandës, në kuadër të Projektit Twining për përforcim të kapaciteteve për zbatim efektiv të rregullave të BE-së për ajër cilësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button