Banorët: Komuna e paaftë të na pastrojë rrugët

Banorët e komunës së Çairit ankohet se në këtë kohë kur bora ka mbuluar rrugët e tyre duke vështirësuar kështu qarkullimin, komuna e Çairit nuk e sheh të arsyeshme që të intervenojë dhe të bëjë pastrimin e të njëjtave, shkruan Portalb.mk.

Ata thonë që nuk është hera e parë që blejnë krip dhe i hedhin vetë për të pastruar rrugët në lagje e tyre.
2
“Bora ka mbuluar rrugët dhe vetëm vjen e shtohen shtresat. Askush nga komuna nuk ka ardhur madje as të shohë gjendjen. Ne vetë jemi të detyruar që të gjejmë zgjidhje dhe të blejmë krip për të hapur rrugët për qarkullim”, tha për Portalb.mk Omer Ibrahimi, banor i lagjes së Serovës.

Rrugët në Çair
Rrugët në Çair

“Ne mezi gjejmë të holla për buk, duke pas parasysh faturat marramendëse dhe nevojat për ngrohje, tani disa të rrugës na kërkojnë edhe para për kripë pasi që janë mbledhur të gjithë dhe me vetiniciativë do pastrojnë rrugët. Ku ti gjejmë ato të holla, komuna mban tatime, paguajmë tatime, ku është komuna”, tha Blerim Halimi, banor.

Rrugët në Çair
Rrugët në Çair

“Nuk është hera e parë që na ndodh kjo. Neve një borë apo shi të bie ne ngelemi të bllokuar. Ky nuk është faji i jonë, por është i komunës që nuk ka arë plan urbanistik. Jetojmë si në xhungël. Po të kalojmë nga maqedonasit na duket thuajse jemi në ndonjë shtet tjetër”, tha Jeton Tahiri, banor.

Rrugët në Çair
Rrugët në Çair

Ndërkaq Rami Qerimi nga Komuna e Çairit thotë se tani do të fillojnë të pastrohen rrugët e lagjeve pasi që deri sa binte borë ishte e pamundur të kryhet një aksion i tillë.

“Ne kemi angazhuar dy kamionë të cilët do të pastrojnë rrugët e komunës tonë, do të thotë rrugët e lagjeve. Ky aksion pritet të fillojë në orën 11.00 sot, pasi që u desht të pritet deri sa u ndalën të reshurat e borës, sepse pastrami do të ishte i kotë nëse ende bie borë”, tha për Portalb, Qerimi. / Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button