Beatrix Ramosaj ndahet nga i dashuri, ja si u zbulua këngëtarja

Pas një periudhe të gjatë si single, Beatrix Ramosaj zbuloi më në fund se kishte gjetur dashurinë. E në fakt, romanca e këngëtares dukej si ato neper filma, për tu pasur zili. Dhurata të bukura, surpriza romantike, udhëtime të shpeshta dhe shumë dashuri ishte gjithçka që shihej në Instagramin e Beatrix, e cila nuk nguronte që të tregonte se Ervi ishte djali i saj i ëndrrave, shkruan Revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Megjithatë, “Prive” ka zbuluar se “përralla” e këngëtares ka përfunduar. Sipas tyre, Beatrix i ka dhënë fund lidhjes së saj me Ervi Cenollin, ndërsa ka fshirë gjithashtu edhe të gjitha fotot me të në rrjetet sociale. E pyetur në lidhje me këtë, Beatrix Ramosaj është shprehur se synon që tani e tutje profilin e saj online ta përdorë vetëm për promovimin e këngëve dhe karrierës së saj.

Beatrix Ramosaj ndahet nga i dashuri, ja si u zbulua këngëtarja

Megjithatë, media kosovare shkruan se as Trixa dhe as Ervi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram-et e tyre përkatëse dhe burime shumë të afërta me këngëtaren thonë se çifti nuk është më bashkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button