Përfundon protesta e veriorëve, zv.kryeministri i Kosovës ka një porosi nga atje (FOTO+VIDEO)

12.00

Ka përfunduar protesta e serbëve, në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e veriut. Qindra serbëve të tubuar atje u është drejtuar edhe zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq. Ka thënë se “nuk kanë harruar që ta ruajnë atë që kanë trashëguar nga të parët”, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e kam ndërmend të flas nga funksioni im, por si serb që jeton në Graçanicë mund të them se disa kane harruar atë që nuk guxojnë ta harrojnë ‘që serbët nuk frikësohen’. Nuk dëshirojmë të jetojmë kështu dhe nëse heshtim nuk do të thotë që frikësohemi”, ka thënë Stojanoviq, raporton Koha.net “Nuk kemi harruar se si të ruajmë atë që e kemi trashëguar nga tanët”, ka thënë më tej ai.

Ka folur edhe Dalibor Jevtiq, ish-ministri për Komunitete dhe Kthim i shkarkuar ditë më parë nga kryeministri Isa Mustafa.

“Jemi këtu të dërgojmë mesazh të qartë se dëshirojmë paqe dhe liri, dhe që populli ynë të kthehet i lirë në Kosovë. Të ndalojnë të na sulmojnë”, ka thënë Jevtiq, përcjell Koha.net. “Do të vazhdojmë të mbrohemi në mënyrë demokratike, jo me gaz lotsjellës. Do t’i kërkojmë të drejtat që na takojnë”, ka shtuar më tej ai.

Edhe Petar Petroviq, zyrtar i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se “çfarë mesazhi do të dërgojë Prishtina me aksionin e mbrëmshëm dhe me bombat që i ka vënë”.

“Mbrëmë ai tren është ndaluar duke parandaluar kështu një konflikt. Duam t’i dërgojmë mesazh Prishtinës që ta dijë se nuk mund ta ndalë lëvizjen e lirë të serbëve dhe as të krijojë geto”, ka thënë ai. “Jemi për paqe dhe marrëveshje por do të mbrojmë popullin tonë dhe kjo vërteton edhe sot. Serbia kurrë më shumë se tani nuk ju mbron juve dhe lirinë tuaj”, ka shtuar më tej ai.

Para protestuesve ka folur Alenksnadër Piriq, teksa ka thënë se “jemi këtu sepse serbët në Kosovë po përballen me mungesën e lirisë dhe dhunën e pranishme, që po tentojnë ta tregojnë liderët nga lartë”.

“Ne nuk kemi të drejtë të lëvizim dhe të marrim vet vendimet”, ka thënë ai.

Edhe Zoran Todiq, nga Lepozaviqi, ka thënë se “qëllimi i Leposaviqit është një vendim i pakuptueshëm i Prishtinës”.

“Dje është evituar një eskalim i rëndë duke iu falënderuar Vuçiqit. Mesazhi i Prishtinës është i qartë që të na rrënojë jetën në këtë pjesë, por nëse ata mendojnë se jemi të frikësuar e kanë gabim. Derisa Qeveria e Serbisë është me ne, askush nuk mund të na frikësojë”, ka thënë Todiq, përcjell Koha.net. “Kosova është zemra e Serbisë dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë Todiq.

Tutje ai ka thënë se “nëse përsëritet një incident i tillë u themi që do të organizohemi bashkë me shtetin serb që ta mbrojmë shtetin tonë”.

Në protestë pos flamujve serb ka edhe aso të kombinatit “Trepça”.

11.00

Qindra qytetarë serbë u tubuan në Mitrovicën e Veriut për të protestuar prezencën e një nate më parë të forcave speciale të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë,  përcjell Portalb.mk.

Sheshi “Car Llazar” është nikoqir i tyre. Ata po e cilësojnë këtë veprim si tentim për ta frikësuar popullatën serbe në këtë pjesë të vendit, shkruan Koha.net.

Në anën tjetër, në Serbi, në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, në orën 11:00 ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilin e ka thirrur e po e kryeson presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq. Aty po marrin pjesë edhe kryeministri Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes, Zoran Djordjeviq, ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq, ministri i Drejtësisë, Nela Kuburoviq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Ljubisha Dikoviq dhe drejtori i Policisë, Vladimir Rebiq.

Protesta në Serbi
Protesta në Serbi

Ndryshe, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të mbajtur mbrëmë, ka bërë të ditur se ka urdhëruar që treni i nisur dje në relacionin Beograd-Mitrovicë të kthehet mbrapsht, vetëm për të penguar një konflikt të gjerë të mundshëm.

“Shqiptarët kanë dërguar në veri pa lejen e NATO-s dhe faktorëve tjerë relevantë 17 automjete të blinduara të tipit ‘Kobra’ me pjesëtarë të njësisë speciale, me qëllim të provokimit të një konflikti të gjerë në atë pjesë të territorit”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Protesta në Serbi
Protesta në Serbi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button