Majko i përgjigjet Daçiqit, Serbia meriton më shumë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet diplomatike të Serbisë, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Ministri serb për këtë ka këshilluar politikanët shqiptarë që të mos luajnë me zjarrin. Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Majko, i cili ka ironizuar me një thënie për tregtarët e Beogradit.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë. Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”…”, ka shkruar Majko në Facebook.

“Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro – Hungareze për tregtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: ‘Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…’”, ka shtuar ish-kryeministri shqiptar.

“Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin. Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP