Vdes ish-presidenti gjerman

Ish-presidenti gjerman, Roman Herzog ka vdekur sot në moshën 82 vjeçare, shkruan Express, transmeton Portalb.mk.

Roman Herzog ishte president i Gjermanisë gjatë viteve 90’ë, pas rënies së Murit të Berlinit, i cili njashtu njihej si “avokat i fuqishëm i reformave ekonomike të viteve 90’ë”, njofton Reuters.

Herzog ishte anëtar konservator i Bashkimit Demokratik. Ai ka shërbyer si shef i drejtësisë së gjykatës më të lartë gjermane, para se të zgjidhej për mandatin pesë-vjeçar si president, në vitin 1994.

 Presidenti aktual i Gjermanisë, Joachim Gauck, e përshkroi atë si një “Herzog me personalitet të veçantë”.

Herzog vitin e kaluar kishte kritikuar partitë e mëdha politike në Gjermani se nuk po bënin shumë për të ndaluar rritjen e urrejtjes ndaj emigrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button