Shkolla në Çerkez të Kumanovës vazhdon të mbetet e harruar nga autoritetet

Pavarësisht premtimeve ndër vite, Sh.F “Jeronim De Rada”, shkolla fillore në Çerkez të Kumanovës vazhdon të mbetet e harruar nga autoritet qeverisëse. Drejtori i shkollës, Haki Jahiu kishte thënë se salla e sportit është premtuar që nga viti 2007 si dhe kishte theksuar nevojën e shkollës për ndërtimin e sallës sportive, njofton Portalb.mk.

“Sa i përket shkollës sonë, është e futur në programin e MASH-it, për ndërtimin e sallës sportive, në projektin e Qeverisë për ndërtimin 145 sallave, nga viti 2007, mirëpo deri më sot asgjë nuk është ndërmarrë. Nevoja për një sallë është e madhe, duke se marrim pjesë në gara të ndryshme, komunale, zonale, ndër zonale dhe republikane. Kur është koha e keqe ka aktivitete kur orën e zhvillojnë në klasë, por kjo nuk është efektive që ora mësimore e edukatës fizike të mbahet në klasë”. (burimi: TV Shenja, 18.11.2015)

Vërtetmatësi ishte në vizitë për të vëzhguar nga afër gjendjen e kësaj shkolle. Rreth 600 nxënësit e kësaj shkolle, orën e edukatës fizike vazhdojnë ta ndjekin në një sallë sporti në gjendje jo të përshtatshme. Edhe ato pak investime që ishin bërë, ishin realizuar nga ana e donatorëve dhe prindërve të nxënësve, njofton Portalb.mk

fusha-e-futbollit-cerkez          fusha-e-basketbollit-cerkez
                          Foto 1,2 Fusha e futbollit dhe basketbollit në Sh.F “Jeronim De Rada”, fshati Çerkez

Projekti për ndërtimin e sallës për sport në Sh.F “Jeronim De Rada”, Çerkez u premtua që nga viti 2017, por deri më sot (13.12.2016) ky projekt asnjëherë nuk filloi të realizohet. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mund të vlerësojmë që ky premtim është i parealizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button