VMRO: Kur LSDM ishte në pushtet mbylli 684 ndërmarrje

LSDM sot i prezentoi pesë ndryshime të planit partiak për ekonominë, me të cilat, siç theksojnë, planifikojnë të mundësojnë mbështetje për ndërmarrjet vendore. Pas prezentimit të planit partiak të LSDM-së reagon VMRO-DPMNE.

LSDM kur ishte në pushtet mbylli 684 firma  dhe la në rrugë 200.000 njerëz. Sot flasin për subvencione, ndërsa kur ishin në pushtet  nuk dhanë asnjë denar për firmat, citon VMRO-DPMNE në reagimin e deklaratës së sotme të kryetarit të Komisionit për ekonomi të LSDM-së Dragan Tevdovski.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se ato kanë hapur 160.000 vende të reja pune, dhe se LSDM ka mbyllur 200.000 vende pune ekzistuese.

Sipas VMRO-DPMNE-së askush nuk beson në premtimet dhe programin e LSDM-së e cila është bazuar në premtimet e dhëna nën mëngë.

“Falë punës së Qeverisë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe masat të cilat i ndërmerr në periudhën e fundit papunësia u zvogëlua në nivel të ulët rekord prej 23,4 për qind, për dallim nga LSDM kur arrinte pothuajse 39 për qind. Qytetarët duhet të jenë të qetë sepse LSDM ka humbur dhe nuk do të ketë rast që politikat e saj ekonomike katastrofale sërish t’i zbatojë”, thuhet në reagim.

Lexo: LSDM, njëqind herë ndihmë më të madhe për ndërmarrjet e vendit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button