LSDM, njëqind herë ndihmë më të madhe për ndërmarrjet e vendit

Për njëqind herë nga tash do ta rrisim ndihmën shtetërore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të vendit, thonë nga LSDM-ja, shkruan Portalb.mk.

Ndërmarrjeve të vendit do t’ju mundësojmë që të zhvillohen, sepse ashtu ato do të hapin vende pune të sigurta dhe të paguajnë paga më të larta për të punësuarit.

Deri tash çdo ndërmarrje fiton vetëm 2 euro ndihmë shtetërore në vit, sepse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shteti ndan 200.000 euro. Ne prej vitit të parë të mandatit do ta zmadhojmë ndihmën shtetërorë për ndërmarrjet vendase për 20 milion euro. Ndihma shtetërore e përgjithshme të cilën e planifikojmë për ndërmarrjet vendase është 140 milion euro. Qëllimi jonë është që ti motivojmë ndërmarrjet që të punësojnë dhe të japin rroga më të larta.

Për atë do ti përkrahim ndërmarrjet me 108.000 denarë për punësim të papunësuarve deri 50 vjet , me kusht që të fiton rrogë mesatare bruto. Nga 162.000 denarë do të fitojnë ndërmarrjet për punësim të njerëzve të kategorisë sociale nëse ato fitojnë rrogë mesatare bruto. Nga 72.000 denarë nëse punësojnë individë nga administrata dhe u paguajnë rroge mesatare bruto, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button