Maqedoni, faturat marramendëse të EVN-së ia nisën të shpërndahen nëpër shtëpi!

Qytetarët e Shkupit ankohen për faturat e larta të EVN-së të cilat u kanë arritur muajve të fundit. Ata thonë për Portalb.mk se nga EVN as që vinë për të matur rrymën, vetëm shkruajnë fatura paushalle.

“Është çmenduri që fatura të më vjen mbi një qind euro kur unë ngrohem me gaz. Si është e mundur të mos lëshohet asnjë gjë me rrymë dhe prapë të vjen një shumë kaq e lartë”, tha Blerim Tahiri, banor.

“Nuk është normale të paguajmë shuma marramendëse të energjisë, kur vetë e dimë që nuk harxhojmë aq. Çfarë bëjnë këta të EVN, na i futin neve edhe borxhet e të tjerëve. Ne gjërat si lavatriçen dhe ushqimin e përgatisim qysh natën kur është me të lirën rryma dhe prapë të na vjen tetëmijë denarë, është çmenduri”, tha Rejhan G., banore.

“Thonë se faturat janë paushalle, dhe se do ulet kjo shumë në faturat tjera, mirëpo qëndron pyetja se ku ti gjejmë ne këto të holla për ta paguar këtë tani. Pse nuk e sjellin faturën reale? Çfarë ju kushton, tek e fundit prandaj i paguajmë ne, për ta bërë punën si duhet”, tha Agim Imeri, banor.

“Kur vjen fatura shkruan numër për ankesa, ankohemi dhe asgjë. Disa herë kam shkuar edhe tek sportelet dhe asgjë nuk kanë bërë. Kjo është e tmerrshme, dikush nuk ka bukë për të ngrin dhe fatura i vie një qind euro”, tha Ramiz O., banor.

Ndërkaq nga EVN, thonë se mundet që në disa vende nuk është kontrolluar ora e rrymës dhe për këtë arsye janë lëshuar fatura paushalle, mirëpo që të njejtat do të rregullohen në muajin e ardhshëm.

“Ka gjasa që fatura të lëshohet pa u kontrolluar ora, nëse qytetarët dyshojnë se është bë një lëshim i tillë duhet të që të kontrollojnë numrat në faturë dhe në orë, nëse në orë numri është më i vogël sesa në faturë, atëherë kanë të drejtë të kërkon përmirësimin e faturës. Gjithsesi edhe nëse nuk e bëjnë, gjatë muajve të ardhshëm fatura do të iu vijë më e vogël dhe do të rregullohet kjo çështje. Asnjë konsumator nuk do të ngelet i dëmtuar”, tha për Portalb, Atanas Kovaçevski, zëdhënës e EVN-së.

Ndryshe, ditëve në vijim bëhet paralajmërim për temperatura shumë të ulëta, gjë që rrit intensitetin e përdorimit të rrymës elektrike, ku në disa lagje kjo përbën rrezik./ Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button