Edhe sot ajri tmerrësisht i ndotur

Edhe sot ajri shënon nivel të lartë të ndotjes, ashtu që vlerat e grimcave PM10 janë sërish mbi nivelin e lejuar, shkruan 24vesti, transmeton Portalb.mk.

Sipas matjeve të fundit të Ministrisë për ambientin jetësor në Qendër ka 226,36 mikrogramë grimca PM10 në metër kub; në Rektorat 223,88; në Gazi Babë 220,27; në Lisiçe 211,61; në Karposh 91,41 dhe në Milladinovc 74,38.

Në Manastir janë matur 143,17; në Kavadarc 141,45; në Tetovë 125,04; në Kërçovë 121; në Kumanovë 84,20; në Koçan 61; në Veles 59,26 mikrogramë grimca PM10 në metër kub.

“Kryetarët e komunave të Shkupit sot do të takohen për të biseduar mbi ndotjen e ajrit në rajonin e Shkupit”njoftoi kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski.

Takimi mes kryetarëve të komunave bëhet me ftesë të Trajanovskit dhe do të mbahet në lokalet e qytetit të Shkupit në parkun e qytetit. Takimi ka për qëllim përgatitjen e masave me të cilat do të zvogëlohen pasojat nga ndotja e ajrit.

Në çdo kohë nivelin e ndotjes mund ta shihni këtu. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button