Osmani konfirmon: Ali Ahmeti organizon takim me liderët shqiptar të Maqedonisë

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani konfirmoi për Portalb.mk informatën se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nesër në ora 13 ka caktuar takim me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë.
Duke mos dhënë më shumë detaje rreth natyrës së bisedimeve Osmani tha që janë të thirrur të gjithë partitë shqiptare për të marrë pjesë në takim, si dhe të gjitha kanë pranuar ftesën njofton Portalb.mk.

“Të shtunën janë të thirrura të gjithë partitë shqiptare pa përjashtim” tha për Portalb.mk, Bujar Osmani.

Në këtë takim pritet të bisedohet për situatën e krijuar në vend pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, ku nga mënyra e grupimit të partive shqiptare varet dhe koalicioni i ri qeveritar në Maqedoni.

Deri më tani, rezultatet e zgjedhjeve nxjerrin fituese partinë maqedonase VMRO-DPMNE me 51 deputet ndërsa në kampin shqiptar kryeson BDI me 10 mandate deputetësh. Megjithatë, të dielën, me vendim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, do të ketë ri-votim në fshatin Tearcë.

Rivotimi në vendvotimin 2011 në Tearcën e Tetovës, mund të sjellë ndryshim në mandatet e fituara nga partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM. Nëse LSDM i merr 304 vota më tepër se VMRO-DPMNE, atëherë mandatet do të jenë të barabarta, gjegjësisht 50 për LSDM-në dhe 50 për VMRO-DPMNE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button