Protesta kundër mbylljes së “Jugohromit”, ministri Ameti: Është në interes të qytetarëve

“Duam bukë”, “Tetova e ndotur, punëtorët pa punë”, “Edhe pa “Jugohromin” Tetova është vendi më i ndotur në Evropë”, “A mendoni ndonjëherë për popullin”, këto janë vetëm disa nga thirrjet e punëtorëve të kombinatit “Jugohrom”, të cilët sot kanë bllokuar udhëkryqin përballë pallatit gjyqësor në Shkup, kundër fikjes së furrave të “Jugohromit”, raporton Portalb.mk.

“Jugohromi” merr pjesë në ndotje, por në përqindje të vogël, jo sa po shkruhet. Ju jeni dëshmitar se ajër të ndotur ka edhe sot. Të dhënat mund t’i merrni në çdo kohë. Ne kërkojmë tërheqje të vendimit për ndërprerjen e fabrikës”, thanë nga Sindikata e Punëtorëve të Jugohromit.

Bllokada e rrugëve ka filluar në ora 12, ndërkaq ka zgjatur deri më orën 13:00 dhe më pas Sindikata ka dorëzuar letër proteste në Inspektoratin e Ministrisë së Ambientit Jetësor.

Ministri i Ambientit, Bashkim Ameti, në një konferencë për shtyp tha se, e kupton hallin e tyre, megjithatë kombinati duhet t’i vendosë filtrat, pasi që është në interes të qytetarëve.

“Plotësisht kuptojmë hallet dhe problemet e punëtorëve. Vendimi për mbylljen e “Jugohromit” nuk ka qenë i lehtë. Kombinati duhet të gjejë zgjidhje, gjegjësisht t’i vendosë filtrat. Por njëherë është më me rëndësi interesi i qytetarëve”, tha ministri i Ameti.

Përndryshe, më 2 nëntor “Jugohrom” ka vepruar sipas vendimit të Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, i cili ka marrë vendim që kombinati t’i shkyçë të gjitha furrat për shkak të mosrespektimit të afatit përfundimtar për vendosje të filtrave në oxhaqe, i cili ka skaduar në fund të tetorit.

Paraprakisht “Jugohrom” ka kërkuar 18 muaj shtesë për vazhdim të afatit ligjor dhe marrëveshje që të vendosë filtra për pluhur. /Portalb

Protesta "Jugohrom" 24.11.2016

Protesta "Jugohrom" 24.11.2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button