Shtetasi amerikan: Doganierët e Maqedonisë më kanë detyruar të paguaj dënim në mënyrë të paligjshme

Shtetasi amerikan, Rik Rej, ka përjetuar horror të vërtetë në kalimin kufitar “Mexhitlia” kur nga Greqia ka dashur ta vizitojë Maqedoninë. Në videon e publikuar në “Facebook”, ai e sqaron tërë ndodhinë, njofton Portalb.mk.

Rej i akuzon autoritetet doganore dhe gjyqësore se janë të korruptuar, veprojnë jashtë kompetencave të tyre dhe pozicioneve dhe se në mënyrë të paligjshme ia kanë konfiskuar pajisjet elektronike që i ka pasur me vete (foto-aparate të ndryshme, kamera dhe një dron të vogël).

Sipas Rej, inspektorët doganor, veçmas kanë qenë të interesuar për dronët për inçizim të cilat i ka pasur me vete. Atij i kanë thënë se në Maqedoni nuk është e lejuar që të mbajë dhe të fut lloje të tilla të dronëve dhe pajisjeve tjera për inçizim, madje as për punë private. Rej më tej shpjegon se një pjesë e doganierëve kanë qenë brutal ndaj tij, duke e ofenduar pasi që është shtetas amerikan, se me amerikanët ashtu duhet vepruar. Rej më tej tregon se pas 6 orëve maltretim, atë e kanë lejuar që të shkojë në Manastir, ku i kanë thënë që ta kalojë natën, ndërkaq të nesërmen bashkë me to ka shkuar në Shkup, në Gjykatën për Kundërvajtje, transmeton Portalb.

Rej nga Gjykatën për Kundërvajtje ka qenë i akuzuar se nuk i ka paraqitur pajisjet e tij elektronike në Maqedoni, bashkë me disa turistë tjerë. Nga ana tjetër, Rej ka arritur që t’i shkruaj emrat dhe numrat e targave të personave të cilët zyrtar të cilët i akuzon për korrupsion, jo-humaniteti dhe tejkalim të kompetencave zyrtare.

Rej ka qenë i detyruar që të paguaj dënim prej 500 eurove, pasi që në kohë nuk i ka paraqitur pajisjet elektronike.

Në bazë të rregullativës për mbajtje dhe futje të pajisjeve elektronike nga ana e shtetasve të huaj për nevojat personale, nuk është e lejuar, përveç për fluturakeve pa pilot, në mesin e të cilave bëjnë pjesë dronët, nëse të njëjtat fluturojnë më lartë se 150 metra dhe në radius deri në 500 metra. Për përdorimin e tyre në korniza të këtyre parametrave të përmendura, nuk duhet kërkuar leje, por nëse do të tejkalohen të njëjtat, atëherë duhet marrë leje nga Agjencia për Aviacionin Civil.

Nga Dogana nuk janë përgjigjur për atë se çfarë ka ndodhur me amerikanin Rej.

Rrëfimin e tij të plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button